22:43 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veseli: Këtë vend do ta bëjmë më mirë, për të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë këtu

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se do të punojnë që këtë vend ta bëjnë më të mirë për të rinjtë.

“Këtë vend do ta bëjmë më të mirë. Duhet ta bëjmë për vajzat dhe djemtë e rinj, që kanë vendosur të qëndrojnë këtu”, ka shkruar Veseli.

 “Ndihem i emocionuar por edhe krenar kur shoh ndërmarrës të tillë të cilët me punën e vet tregojnë nga duhet të shkoj Kosova. Unë i kam vënë vetës prioritet, i kam shpallë luftë korrupsionit e nepotizmit. Do t’i japim prespektivë më të mirë këtij vendi”, ka thënë mes të tjerash Veseli./Indeksonline/