11:33 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kujtuar Hilmi Haradinajn,i cili vdiq sot.

Veseli e quajti shtëpinë e Hilmi Haradinajt, konak të lirisë së Kosovës.

“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli.