75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Veseli: Kosova, do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë dhimbjen

Lideri i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa ka theksuar se Kosova, do të japë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhimbje.

“Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhimbje”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.