13:30 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: Kosova është kampione në sporte por duhet investuar më tepër (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se është kënaqur shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

Veseli ka thënë se Kosova është kampione në shumë sporte dhe se duhet investuar edhe më tepër, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri.