Veseli: Kosova nuk do të harroj kurrë masakrat në Izbicë dhe gjithë vendin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në fshatin Ibzicë të Skenderajt në kujtim të viktimave të masakrës që forcat serbe kryen në këtë vend 20 vite më parë.
Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova nuk do të harroj kurrë masakrat e kryera nga Serbia pasi harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë, e në sa e sa fshatra të Kosovës.
“Sot është dita e Izbicës. Ne kurrë nuk do të harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë, e në sa e sa fshatra të Kosovës. Nuk do ndalemi asnjëherë, derisa të ketë drejtësi për Izbicën. Drejtësi për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës, ndërsa dëshmorët mbesin përgjithmonë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.