15:20 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Krushës, duke thënë se ky vend na përkujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për liri.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se këtu është parë edhe përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut.

“Krusha na kujton vendosmërinë e qytetarëve tanë për lirinë. Është kjo Krusha e punës dhe e fjalës, e përkushtimit atdhetar të filozofit të lirisë sonë Ukshin Hotit, si dhe qindra bashkëfshatarëve të tij që i mbeten besnikë kauzës së atdheut, të çlirimit, që para 19 vjetësh kishte marrë hov të pandalshëm. Këtu shihet përkushtimi atdhetar si shembull për vlerën më të shenjtë të njeriut – lirinë. Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/