Veseli kujton Ali Podrimën me vargjet: Unë biri yt Kosovë
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot në ditëlindjen e tij të 77-të poetin e madh shqiptar, Ali Podrimja.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të arfhshëm të vendit, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se vargjet e Ali Podrimës ishin zëdhënëse të halleve, dhimbjeve dhe revoltës që vlonin në zemrën e popullit shqiptar.
“Ato na shërbyen edhe si thirrje kushtrimi e mobilizimi në rezistencën e luftës sonë çlirimtare, për gjakun tonë që nuk falet”, ka shkruar Veseli duke i bashkangjir këtij shkrimi edhe varegjet e njohura të Podrimës, unë biri yt Kosovë.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Para 77 vjetësh ka lindur Ali Podrimja, një prej poetëve më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ai ishte një intelektual i vërtetë dhe pena e tij ishte pasqyrë e realitetit historik të kombit tonë. Vargjet e tij ishin zëdhënëse të halleve, dhimbjeve dhe revoltës që vlonin në zemrën e popullit shqiptar.
Ato na shërbyen edhe si thirrje kushtrimi e mobilizimi në rezistencën e luftës sonë çlirimtare, për gjakun tonë që nuk falet. Në kujtim të mjeshtrit të madh të vargjeve që na u largua në mënyrë tragjike dhe të parakohshme, po e ndaj me juve poezinë emblematike të tij.
UNË BIRI YT
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta, e të shpërthej do si vullkan, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, Unë, biri yt.