10:08 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli kujton Hasan Prishtinën: Model për t’u marrë shembull, politikan i pakorruptuar

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar kontributi e patriotik dhe shtetërorë të Hasan Prishtinës në 86 vjetorin e vrasjes tij në Selanik.

Përmes një psotimi në llogarinë e tij në rrjetin social fejsbuk Veseli shkruan se nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai ( Hasan Prishtina) nuk ka qenë protagonist, i cili siç potencon më tej kryeparlamentari, e nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare.

Hasan Prishtina është vrarë me 13 gusht 1937 në Selanik të Greqisë nga Ibrahim Çelo.

Ja postimi i plotë i Veselit për Prishtinë

86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar.