17:21 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Veseli kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edomnd Hoxhën në 23 vjetorin e rënies heroike

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot i ka bërë homazhe shtatores së Zahir Pajazitit, në 23 vjetorin e rënies heroike.

Në këtë datë, po ashtu ranë heroikisht edhe dy heronjët, Hakif Zejnullahu dhe Edmond  Hoxha, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi, i pari i PDK-së kujtoi tre heronjët.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Themelet e shtetit tonë mbajnë shumë emra. Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë sot dëshmi dhe dëshmorë, të lirisë sonë për të cilën flijuan edhe jetën. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve të kombit.