75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Veseli: Kurti po bën zhurmë për të arsyetuar mospunën

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në një mujorin e punës, kryeministri Kurti po përdor zhurmën dhe arrogancën për të arsyetuar mospunën.

Veseli ka thënë se po zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, po  rritet numri i këshilltarëve politikë, transmeton IndeksOnline.

Sipas kryetarit të PDK-së, Kosova meriton më mirë.

Postimi i plotë:

Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.

Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.

Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.

Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.

Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mirë.