Veseli lidhet live nga mbledhja e Qeverisë (Foto)
Para pak minutash ka nisur mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës, hapjen e së cilës e bëri si zakonisht kryeministri Ramush Haradinaj.
Por, çudia e ditës së sotme ishte një gjest i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, shkruan Indeksonline.
Ai me apo pa qëllim, në profilin e tij në Facebook ka hyr në lidhje direkte nga mbledhja e Qeverisë.
Veseli qëndroi për dy minuta i lidhur drejtpërdrejt nga mbledhja, për ta ndërprerë pastaj.
Nuk dihet pse kryetari i Kuvendit e bëri një gjë të tillë. /Indeksonline/