11:37 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veseli: Llapi ka me ia pa hairin Floretë Zejnullahut

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ishte i pranishëm mbrëmë në Podujevë ku i përkrahi kandidatët e kësaj partie.

Ai gjatë fjalimit të tij ka përkrahur edhe Floretë Zejnullahu ku tha se Podujeva do t’ia sheh hairin me të.

“Ju rini, përkrahne fuqishëm gjithë Llapi dhe e gjithë Kosova, përkrahne një vajzë e cila është perspektivë, e cila vjen nga një familje e rënë dhe atëdhetare por është shumë e aftë ka me ja pa hairin Llapi, është kjo Floretë Zejnullahu”, ka thënë ai.

Floretë Zejnullahu mori mbështetjë të madhe në Podujevë ku tha se PDK është partia e vetme që ka programin, guximin dhe vizionin, ashtu siç e ka orientimin e drejtë perëndimor me Kadri Veselin Kryeministër.