23:16 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Veseli-lojtarëve: Sot keni bërë historinë

Sot e keni bërë historinë, kështu iu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lojtarëve në zhveshtore, pas fitores me Bullgarinë, përcjellë Indeksonline.

Veslei i ka falënderuar lojtarët për lojën dhe fitoren e arritur sot në Sofje.

“E keni kënaq një komb ju faleminderit secilit prej juve. Dine që sot keni bërë historinë”, iu ka thënë Veseli lojtarëve.

Pas kësaj, festa dhe kënga nuk është ndalur nga ekipi i përfaqësueses së Kosovës. /Indeksonline/