75 Mall Live Search
21:53 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Veseli, Lushtaku dhe Selimi në odën e lagjes Geci, i pranishëm edhe Ermal Fejzullahu!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nën shoqërimin e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit sonte kanë qenë mysafirë në odën e lagjes Geci në fshatin Llaushë.

Në odë po ashtu të ftuar ishin edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, shkruan Indeksonline.

Në këtë aheng kishte muzikë tradicionale, ushqime dhe pije të ndryshme.

Nuk është hera e parë që Veseli, Lushtaku e Sylejmani shihen së bashku në oda.

Ata edhe në të kaluarën, shpeshherë nën shoqërinë e tyre ka qenë edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, janë parë duke qenë pjesë e ahengjeve të ndryshme që janë organizuar në oda./Indeksonline/