Veseli: Mala e Berisha dëshmuan se rezistenca shqiptare ishte pathyeshme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkutjuar në 35-vjetorin e rënies Rexhep Malën e Nuhi Berishën.
Veseli është shprehur se ‘Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmuan se rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri.