75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Veseli: Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakoshme është hipokrizi

Ka përfunduar takimi i presidentit Hashim Thaci me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, shkruan IndeksOnline.

Në një konferencë për media Veseli ka thënë se duhet të repsketohet kushtetuta dhe se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë situatë është hipokrizi.

“Ishëm me ftesë të presidentit në takim, krejt ajo që ne kërkojmë është të respektohet Kushtetuta.

Të respektohet kushtetuta e Republika e Kosovës, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme keni parasysh pandemisë, është hipokrizi të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë situatë.

PDK ka pozicion shumë të qartë në këtë situatë ne jemi opozitë”, ka thënë ai./IndeksOnline/