75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veseli mban mbledhjen e kryesisë: Më 26 dhjetor, do të nisë epoka e re politike

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mërkurën, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se më 26 dhjetor do të nisë një epokë e re politike me pozitën dhe opozitën.

“Më 26 dhjetor në orën 15 do të kemi seancën konstituive të Kuvendit të Repulikës së Kosovës.

Ishte mbledhje procedurale, sipas rregullores të vendit, janë përcaktuar korzniat e mbajtës së mbledhjes konstituive,

Besoj shumë shpejt se më 26 do të kemi një legjislaturë të Kosovës, përkatësisht një epokë të re politike me pozitën dhe opozitën, PDK-ja do të jetë opozitë.

Shpresoj se shumë shpejt do kemi konstituimin e organeve të tjera që kanë shumë rëndësi në mënyrë që të ecim në rrugëtimin tonë në forcimin e shtetit.

Unë besoj në Zotin, kombin tim dhe PDK-ja do të jetë opozitë, do të jemi konsistentë në kërkesat e qytetarëve dhe Kosova duhet të ecë përpara”, ka thënë ai./Indeksonline/