20:07 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli mban nesër konferencë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nesër ka vendosur që t’u drejtohet mediave.

Në njoftimin e dërguar nga Kuvendi, bëhet e ditur se Veseli do të mbaj nesër një konferencë për media, transmeton Indeksonline.

Konferenca parashihet të mbahet nga ora 11:00 në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, derisa nuk tregohet arsyeja. /Indeksonline/