18:30 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli mbështetë nismën për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur shqiptar Anton Çetta.

Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agatta dhe Donika, Kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre dhe u dha mbështetje të plotë.

Kryeparlamentari Veseli tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre.

Këshilli organizativ e falënderoi Kryeparlamentarin Kadri Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën./Indeksonline/