75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli mbledh liderët për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Nesër, krerët e institucioneve – presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti –  do të jenë në zyrën e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës.

Burime brenda Kuvendit kanë thënë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

I njëjti burim ka treguar se Veseli po synon të koordinojë të gjithë akterët institucionalë për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.

Për Indeksonline kete takim e ka konfirmuar edhe kabineti i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Po adhtu mesohet se takimi do te zhvillohet ne ora 10:00.