07:10 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli mbledh sot krerët e shtetit, diskutohet për dialogun

Sot krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, do të takohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimi i Veselit me Thaçin, Haradinajn, Limajn dhe Ahmetin do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë