75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli mbledh sot Kryesinë e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Indeksonline ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se mbledhja e Kryesisë do të mbahet sot ora 14:00.

Në këtë mbledhje të Kryesisë mësohet se do të vendoset për seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita por edhe për seancën ku do të votohet në lexim të dytë buxheti i shtetit për vitin 2019./Indeksonline/