75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli: Miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas trashëgimi e Gjeneralit Orr

Miqësia e jashtëzakonshme mes Kosovës dhe Iowas është trashëgimi e Gjeneralit Timothy Orr.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka takuar sot komandantin e Gardës Kombëtare të Iwoa-s Timothy Orr.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Veseli thekson se Gjenerali Orr po pensionohet nga Garda Kombëtare e Iowas, por ai nuk do të pensionohet kurrë nga miqësia me Kosovën.

“Garda të cilën e udhëhoqi është partneri kryesor i Ushtrisë së Kosovës. Për 40 vjet shërbim në Ushtrinë Amerikane, Orr është model i një qytetari e patrioti të devotshëm për sigurinë dhe paqen e vendit të tij, por edhe gjithë botës”, shkruan kreu i Kuvendit.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Iowa do ta forcojnë edhe më tutje partneritetin, duke marrë shembull pasionin e madh për këtë miqësi të Gjeneralit Orr./Indeksonline/

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor