19:08 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Mori fund dimri i gjatë politikë, në fund të vitit lëvizim lirshëm

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se sot ka marr fund një dimër i gjatë për vendin.

Ai ka uruar qytetarët duke thënë se është një lehtësim i madh që kaloi kjo marrëveshje, raporton Indeksonline.

“Sot merr fund dimri i gjatë politik për qytetarët e Kosovës. Nga sot fillon pranvera e lëvizjes së lirë e qytetarëve tanë, është një lehtësim i madh për ne. Urime të gjithëve, shteti ynë i pavarur ka edhe shumë sfida tjera. Falënderoj të gjithë zyrtarët evropian, ju uroj edhe atyre sepse kanë pasur një përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë çështja. Kemi sinjale shumë pozitive që Kosova ka bërë përparim, dhe besoj se brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë”, ka thënë Veseli. /Indeksonline/

Temat: