Veseli: Moslejimi i fluturimeve absurd, Diaspora s’mund të vuaj nga mosmenaxhimi i pandemisë

Ish-kryetari i Kuvendit, njëherit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi të bërë në Facebook, moslejimin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës e quan abdurd dhe shqetësues.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve vendimmarrëse që të reflektojnë dhe të krijojnë kushte që diaspora të gëzojë të drejtën e ardhjes në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.
Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.
U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t’i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.
Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.