75 Mall Live Search
15:11 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Veseli në 30 vjetorin e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Ata ishin pushkët e para të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në 30-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, se ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor

“Në 30 vjetorin e rënies, sot me krenari kujtojmë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata ishin paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushkët e para të lirisë. Kombi jonë do të jetë krenar për ta dhe do të përulet para gjithë heronjve të rënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor