Veseli në deklaratën e tij: Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta, nuk duhet minohet puna e Speciales

Pak pasi u konfirmua aktakuza e ngritur ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli, ai doli me një deklaratë ku sqaroj dhe njëherë pozicionin e tij karshi Gjykatës Speciale, duke thënë që nga ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta.
Veseli ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta dhe se nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit.
Ai tutje ka kërkuar nga të gjithë që sa herë që u kërkohet të bashkëpunojnë me këtë gjykatë, të mos hezitojnë ta bëjnë këtë.
Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë ng e vërteta. Nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit, e as për të penguar dhe ndërhyrë në ndonjë mënyrë në këtë proces. Gjykata duhet të lejohet të kryej detyrën e rëndësishme që ne i kemi besuar. Integriteti i këtij procesi duhet të respektohet në çdo kohë dhe nga çdo kush. Drejtësia nuk i shërben interesit të njërës anë apo tjetrës, por i shërben interesit të popullit. Prandaj nëse ju kërkohet që të ndihmoni Dhomat e Specilizuara, ju lutem pranojeni pa hezitim. Në këtë mënyrë, ne të gjithë do ia dalim të arrijmë tek e vërteta. Prandaj, do të kërkoja nga të gjitha segmentet e shoqërisë tonë që të përballen me këtë situatë me qetësi dhe dinjitet, të bindur se gjyqtarët do të japin një verdikt të drejt në fund të procesit.
Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet ti shkojmë deri në fund.