18:13 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veseli: Në momentin kur Vuçiq mohon Masakrën e Reçakut, zyrtarët tanë takohen me Gjuriqin

I pari i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar lidhur me takimin që Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje pati me Marko Gjuriq-in.

Veseli tha se pikërisht në momentin kur mohohet masakra e Reçakut, zyrtarët tanë takohen me Gjuriqit.

“Vuçiq e mohon një masakër të rëndë , njerëzit tanë takohen si pa të keq me Gjuriq-in, thjeshtë gjersa më njëri-tjetrin e kanë zor me u taku as në Tiranë as në Beograd. Pra s’është problemi të Vuçiq e Gjuriq, se çfarë bëjnë. Kur ne jemi të pjekur dhe serioz i vëmë para përgjegjësisë dhe ata do ta ndjejnë peshën e kësaj përgjegjësie”, tha Veseli në Klan, shkruan Indeksonline.

Veseli tha poashtu se krimet e kryera në Kosovë, nuk janë spontante.

“Imagjinoni situatën Masakra e Rrezallës, shkojnë dy prokurorë dihet data e gjithçka shkon prokurori herën e parë nga frika thotë se nuk e merr përsipër këtë thotë se forcat që e kanë kryer duhet ta bëjnë këtë. Edhe në rastin e dytë prokurori shkon e tërhiqet, ishte i Çarkut të Mitrovicës. E ku janë gjete ata trupa? Në Serbi, në bazën ushtarake. Pra ne jemi duke heshtur, Kuvendi i Kosovës i ka heshtur. Mendoj se BE-ja do të reagojë kur sheh bashkimin tek ne, seriozitetin tek ne.Duhet të ketë paqe me Serbinë dhe mendoj se nuk ka vend për pesimizmin mendoj se do të arrihet. Kjo veçse ka filluar, kjo iniciativë do të arrihet dhe ajo çfarë është kryesore shoh shumë optimizëm dhe paqe do të ketë me çdo vend fqinjë, pasi Kosova nuk promovon politika të konfliktit, por nuk do të ketë harresë”, tha Veseli./Indeksonline/