07:19 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli pret në takim ministrat Hamza, Tahiri dhe kryeshefin e AKK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të zhvillojë sot një takim  me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në këtë takim Veseli do të pres gjithashtu edhe Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, transmeton Indeksonline.

Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit por që takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryeparlamentarit me fillim nga ora 13:00./Indeksonline/