75 Mall Live Search
20:31 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Veseli në Rezidencën e Kosnett: Ambasada e SHBA-ve për shqiptarët shtëpi e shpresës dhe mbështetjes

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është pritur në Rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Veseli përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Ambasada Amerikane për shqiptarët ka qenë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes.

“Në pritjen e veçantë në Rezidencën e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, theksova se për shqiptarët, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka qenë gjithmonë shtëpi e shpresës dhe mbështetjes”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/