75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Veseli në takim me Haradinajn, diskutojnë për Ligjin për Paga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur ditën me disa takime në kabinetin e tij.

Pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku u arrit marrëveshje që mësimi në shkolla të nis të hënën, Veseli po zhvillon një takim tjetër, shkruan Indeksonline.

Në këto momente, Veseli së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj janë duke mbajtur një takim në Kuvendin e Kosovës.

Ata po diskutojnë për Ligjin për Paga, i cili pritet që të dërgohet për procedim në Kuvendin e Kosovës. /Indeksonline/