75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli nënshkruan Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot nënshkroi Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte njëri nga nënshkrimet më të mira dhe më të vlefshme, shkruan Indeksonline.


“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova Ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për transformimin e FSK-së më 14 dhjetor. Formimi i Ushtrisë ka marrë përkrahje të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu edhe nga shtetet tjera mike të Kosovës./Indekonline//Indekonline/