75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli nënshkruan vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Këtë Veseli e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij në Facebook

Si Kryetar i Kuvendit i kam marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e saj.

Në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm gra dhe të rinj. Shpresoj të shoh më shumë në mandatin e ardhshëm. Sa i përket PDK-së, jam i sigurt që do të ketë shumë të rinj dhe gra në listën e saj.

Ne u përpoqëm shumë që të merrnim një shumicë mbështetëse për iniciativat tona kundër korrupsionit.

Në mandatin tjetër do të jetë ndryshe, pasi ne do të vendosim një kod të ri etik.