Veseli: Nëse VV i bën 40 vota, PDK e voton rrëzimin e Qeverisë Hoti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do ta përkrah mocionin e VV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
Ai në “Prime Time” tha se nëse VV i sjell 40 nënshkrime të cilat janë të nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme, ata do ta votojnë rrëzimin e qeverisë, shkruan Indeksonline.
Veseli ka komentuar edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington, duke thënë se delegacioni ynë ka dështuar, pasi që marrëveshja nuk rezultoi në njohje reciproke.