15:55 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Veseli nesër në Shqipëri për Lutjet e Mëngjesit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë nesër për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në kryeqytetin shqiptar.

Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit.