21:37 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veseli nga Haga komenton takimin Sveçla-Gjuriq: E pakuptueshme dhe nënshtruese!

Sot ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërit kryetari i PDK-se dhe kryekuvendari, Kadri Veseli është intervistuar nga dhomat e specializuara në Hagë.

Veseli i cili ishte në cilësinë e dëshmitarit, për tri orë u mor në pytje.

Derisa në një intervistë për Debat Plus të dhënë nga Haga, ka thënë se ka qenë korrekt gjatë përgjigjeve të tij, derisa shtoi se çdo qytetar ndjehet krenar për përpjekjet për liri, e më së shumti UÇK-ja, ndërsa është Serbia ajo që ka kryer gjenocid mbi popullatën civile të vendit tonë.

“S’dua të flas për hir të korrektësisë, kam qenë korrekt, dhe kam përfundu intervistën. Besoj se çdo qyetetar ndihet krenar me përpjekjet për liri e pavarësi, veçanërisht çdo luftëtar i UCK-së, luftë që ka qenë mbrojtëse kundër gjenocidit kudër popullatës civile.

Nuk ka asgjë për t’u dëshmuar që u dëshmua botërisht, Serbia ka qenë agresore në Kosovë, ne duhet të jemi krenar dhe të mendojmë për të ardhmen, si ta ruajmë shtetin si ta çojmë përpara dhe të kemi paqe të qëndrueshme, shtet i pacënuar, ku njerëzit kanë shanse dhe përspektivë”, ka thënë Veseli, përcjellë Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse Gjykata Speciale është proces i drejtë apo jo, por tha se Kosova duhet të ecë përpara dhe mos t’i krijojë problme vetvetes.

“Duhet t’i kryejmë obligimet tona, vendimmarrjen e kemi sovrane, ajo që është kryesorja, hapat që duhet të ndërmerren ne do ta bëjmë që Serbia të kërkojë falje për krimet që i ka kryer ndaj popullatës civile.

Shoqëria jonë po pjekët, qofshin edhe ndërrimet në zgjedhje dhe mos të ketë urrejtje”.

Ne kemi problem që është Serbia që ka qëndrim agresiv, na mohon, duhet të mendojmë si ta gjejmë koncensusin e brendshëm me partnerët ndërkombëtarë që i kemi zbehur për shkak të përçarjes sonë”.

Veseli u pyet edhe rreth Anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, të dy këta të ulur në një tavolinë.

“Është e dhimbshme papjekuria e një veprimi, nuk është çështje e një formati, në të cilën ulesh ti në tavolinë kur janë edhe amerikanët aty, po flas një ulje që është e pakuptueshme, në kuptimin mundet me qenë nënshtruese pa kurfar ndërmjetësimi, pa kurfar produkti nga ajo. Se në tavolinë njerëzit kanë luftuar dhe janë ulur, nuk shihet problemi tek ulja, po flasim për një mentalitet”./Indeksonline/