13:45 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veseli ngushëllon Edi Ramën për vdekjen e nënës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës.

Veseli përmes Facebook-ut ka shkruar se dashuria për nënën është e pafundme.

“Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar Veseli.