17:01 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Veseli ngushëllon familjen Daci: Lajm tejet pikëllues vdekja e zv/ministrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e Nexhat Dacit, për vdekjen e Arian Dacit.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se ky është lajm tejet pikëllues, transmeton Indeksonline.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli. /Indeksonline/