Veseli ngushëllon familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi

Një tërmet shkatërrues me mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter goditi Turqinë.
Liderët në vend janë solidarizuar me popullin turk, duke shprehur gatishmërinë për t’i dalur në ndihmë popullit turk.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kasei Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit në Turqi.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Twitter se gatishmëria e Kosovës për të dërguar menjëherë ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë, dëshmon për miqësinë e Kosovës me Turqinë.
“I pikëlluar thellë nga lajmet për tërmetin që goditi Elazig. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe ata të plagosur. Gatishmëria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmën operative është një dëshmi e fortë e miqësisë sonë me Turqinë”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/