75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veseli nis fushatën me moton: “Rriteni biznesin tuaj!” për t’i përkrahur bizneset

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka nisur një fushatë në përkrahjeje të bizneseve të vogla dhe të mesme,

“Rriteni biznesin tuaj”, e ka quajtur Veseli këtë fushatë, ku shpreh gatishmërinë që t’i vizitojë ato në vendet ku operojnë.

“Që nga sot po e filloj fushatën “Rriteni biznesin tuaj”, për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës.

Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju”, ka shkruar Veseli.