18:28 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Nuk i pranojmë shantazhet, opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se opozita duhet të kalojë frustrimin e në   veçanti LDK e Isa Mustafës.

Sipas tij, opozita nuk do të mund të rrëzojë pasi që kanë shumë probleme me njëra-tjetrën si parti.

“Opozita duhet të kalojë frustrimin e vet, e në veçanti Lidhja Demokratike e Kosovës. Përgjigjja ime do të duket qesharake, mirëpo opozita ka shumë probleme të mëdha mes vete dhe është shumë larg rrëzimit të qeverisë. Koalicioni është stabil dhe e ka qëndrueshmërinë e vet.”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

Veseli ka thënë se nuk i pranojnë shantazhet,  aq më tepër nga Lista Serbe.

“Mirëpo, nuk do të ketë shancë që në koalicion ku jam unë, që shantazhi të mbahet nga ne, pikërisht Listës Serbe i referohem”, ka theksuar tutje ai.

Ai poashtu ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, derisa ka thënë se ky proces do të dëmtonte më së shumti qytetarët e Kosovës./Indeksonline/