21:42 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Nuk qëndroj në pushtet nëse nuk punohet për të mirën e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë për Insajderi, ka folur për mundësinë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka thënë se në asnjë moment nuk qëndron në pushtet, nëse e sheh që nuk po punohet mirë për të ardhmen e vendit.

Veseli ka shtuar se sipas rregullave zgjedhjet e ardhshme parlementare pritet të mbahen në vitin 2021, dhe ai u shpreh se deri më tani koalicioni është duke funksionuar mirë.

“Unë asnjë ditë nuk qëndroj në pushtet nëse e shoh që nuk po punohet për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Sipas rregullave zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në vitin 2021. Deri më tani koalicioni është duke funksionuar mirë. Të shohim ecurinë e zhvillimeve”, ka thënë Veseli.