Veseli: Opozita të mbajë protestë për fjalët e Vuçiqit e jo për Thaçin
Kryeparlamentari, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit i ka komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës në Kosovë.
Veseli ka thënë se ai lejohet të vije si president, por jo të jep mesazhe politike pro Millosheviqit siç bëri të Liqeni i Ujmanit.
Ai madje thotë se për deklaratat e Vuqiqit duhet të mbajë protestë opozita e jo për Presidentin Thaçi.
“Pse ka ardhë si president serb le të vjen, e lejojmë edhe nesër, por mesazhet të cilat të cilat i dërgon janë mbi digën e Liqenit të Ujmanit. Nuk ka vend në botë që demonstrohet mbi pendë. Të jeni edhe ju më të zëshëm. Unë kam kërkuar nga partnerët tanë evropianë shpjegim pse pikërisht mbi pendë, pse nuk ka shkuar në Zubin Potok, për këtë është dashur të mbajë opozita protestë e jo për Hashim Thaçin, i cili është i UÇK-së”, ka thënë Veseli./Indeksonline/