11:30 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Veseli-opozitës: Jeni të dobët!

Ka nisur seanca e Kuvendit lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, transmeton Indeksonline.

Që në fillim ka filluar debati në mes deputetëve të opozitës dhe Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli ka deklaruar se asnjëherë në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur opozitë më të dobët.

“Mund të ketë opozitë të dobët veç ma opozitë ma të dobët  e ma të lodhtë nuk ka se vetëm flet edhe nuk merr masa, ti merre votën besimin edhe kqyre kush është pakicë e kush është shumicë, ka rregulla, ka rregulla. Ma e dobët se kjo opozitë që s’merr asnjë veprim”, ka thënë Veseli duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu se pozita është pakicë.

“Unë po ju them merrni pra iniciativë për mosbesim dhe e shihni. Unë kur kam dashtë e kam provu dhe e kam kry”, ka thënë Veseli.

Seanca e sotme ka nisur sërish me vonesë edhe pse parashihej të fillonte në ora 10:00./Indeksonline//