21:20 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veseli: PDK-ja do të përmirësoj pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli është takuar me gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan.

Ai ka thënë se në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësoj pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyrë në vendim-marrje, transmeton Indeksonline.

“I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje.

Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapin sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju e konsideroni të rëndësishme përmirësimin e gjendjes së grave e vajzave në Kosovë”, ka shkruar Veseli në facebook”./Indeksonline/