Veseli: PDK mbetet opozitë – do kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme në një rrethanë të re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar kundër shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.
Ai ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit duke thënë se secilin vendim që e ka marr ka qenë i gabueshëm, madje disa edhe antikushtetues.
Veseli ka thënë se PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë, as nuk pranon ftesa as nga këta që po shkojnë as nga ata që po vijnë.
“Në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të shkojmë për shkak të cornonavirusit, por edhe në anën tjetër këtë qeveri nuk mund ta lëmë, sepse po merr vendime antikushtetuese”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka përmendur një nga një të gjitha vendimet që sipas tij kanë qenë të dëmshme për vendin e që janë marrë nga qeveria Kurti./IndeksOnline/