Veseli për pranimin e donacionit nga Serbia: Edhe Ramiz Kelmendi i kish ble testet, veç mos me e bë këtë marri

I pari i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë për Reporterin ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Ai ka kritikuar Qeverinë në detyrë rreth masave joadekuate për parandalimin e infektimeve nga koornavirus.
Veseli e ka quajtur marri pranimin e testeve nga Serbia.
‘’Secili kish mujt me i ble, Ramiz Kelmendi i kish ble testet veç mos me e bë këtë marri. Po flasim për nje qëndrim të balancuar politik. Hajde po luajmë, po del në CNN. Por çka po fiton Kosova ime. Nënshtrohet në hapin e parë pa pikë nevoje sepse është amater në politikë’’, ka thënë Veseli.
‘’Masat kanë mujt me u marrë më menqurisht. Kanë shkaktu infektime të larta, dhe turpi ka shkuar me ato teste nga Serbia’’.