Veseli: Pranoj kundërkandidat, ne nuk shtyhemi për karrige (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli përmes një konferencë për media ka treguar për procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.
I pari i PDK-së ka folur edhe për zgjedhjet për kryetar të partisë, raporton Indeksonline.
Veseli ka thënë se pranon kundërkandidatë dhe se ata nuk shtyhen për karrige.
“Dua të ju garantoj se do të jetë proces i hapur dhe transparent. Është e domosdoshme që të këtë kundërkandidat, e përgëzoj rininë dhe kolegët e partisë që kanë përcjell këtë proces. Kon kurrenca sa e pasurinë partinë, të njëjtën kohë i ndihmon edhe vendit, i hap rrugë perspektivës zhvillimore e demokratike. Ne nuk shtyhemi për karrige, mundohemi të bartim përgjegjësi në të mirë të partisë dhe të vendit. Kandidaturën do ta bëjë publike, është e domosdoshme të këtë kundërkandidat, jo formal, por që shpreh opsion tjetër brenda partisë pa asnjë tendencë, një opsion është alternativë. Por, nga vjeshta nis ky proces”, ka thënë Veseli.
Veseli ka shtuar se për partinë që ai udhëheq janë interesuar shumë të rinj, pasi kjo dekadë i takon rinisë.
“E kemi nis procesin zgjedhor. 20 mijë të rinj, djem e vajza të cilët po marrin në këtë proces. Si asnjëherë më pas interesim. Rinia e do vendin e vet, angazhim dhe do të marr përgjegjësi. Dhe ne ua ofrojmë këtë mundësi. Ky angazhim i të rinjve që e duan shtetin e tyre është shpirti i dekadës së re. Kjo dekadë që kemi hyrë, i takon gjeneratës që punon për transformim për vendin, për shëndetësinë e dinjitetshme, arsimin, për një jetë dinjitoze ashtu sic e meritojmë. Kosova është vend i rinisë, PDK ka qenë parti e të rinjve dhe do të vazhdoj të jetë kështu. Rinia beson në PDK-në, filozofinë politike që ndryshon gjendjen në çdo sektor. Ne e ndjejmë peshën e besimit të qytetarëve, është koha që PDK të ndryshojë, të hapet për çdo individ, profesionist që angazhimin politik e shohi n si mision për vendin e jo për vetën e tyre”, ka thënë Veseli./Indeksonline/