75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Veseli pranon letër nga Albright: Ish Sekretarja konfirmon edhe një herë mbështetjen për popullin e Kosovës

Kryetarti I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar sot një letë nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Veseli përmes një postimi në facebook ka thënë se Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë.

Ja postimi i tij në Facebook:

Pranova sot një letër nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmon edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës. Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë./Indeksonline/