11:48 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli: Presim që të kemi marrëveshje finale me Serbinë

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, është takuar me homologun e tij maqedonas, Talat Xhaferi.

Në një konferencë të përbashkët për media, Veseli e ka quajtur Maqedoninë vend fqinj e mik që e respekton sovranitetin e qytetarëve të saj, raporton Indeksonline.

“Cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të Maqedonisë për emrin ne do ta respektojmë. Presim që të kemi marrëveshje finale me Serbinë. Kosova nuk apiron territore ndaj asnjë shteti fqinj. Konfliktin që e kemi pasur në 99 ka qenë i pashmangshëm. Për shkak të politikave të Slobodan Milosheviqit, Kosova i ka humbur tri vjet në demarkacion pa pasur fare nevojë”, ka theksuar Veseli. /Indeksonline/